Këngëtarja e dashur për pubikun, Arilena Ara është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
Së fundmi ajo ka befasuar ndjekësit e saj duke i prezantuar atyre ‘binjaken e saj’ me një video të postuar në InstaStory.
Arilena shihet përkrah këngëtares së dashur Miriam Cani, të cilën e konsideron si binjaken e saj.
Në video dallohet qartë ngjashmëria mes dy artisteve si dy pika uji.
Dy këngëtaret tashmë prej vitesh janë mike dhe shpeshherë postojnë foto me njëra tjetrën në rrjetet sociale.



