Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Veprimi i fundit i Loredanës në Instagram ngre dyshime se është ribashkuar me Mozzik

Loredana dhe Mozzik përsëri bashkë? Kjo është pyetja që është ngritur nga të gjithë pasi reperja ka rikthyer të gjitha postimet e përbashkëta me Mozzik, në Instagram.

Reperja ka rikthyer në profilin e saj të gjitha fotot që ka pasur me Mozzik, dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

Loredana ka rikthyer postimin ku bënte me dije se është ndarë nga Mozzik. Gjithashtu ajo ka risjellë edhe foto të tjera ku dyshja shihen të përqafuar, lajmërojnë projekte muzikore apo albumin e ri.

Nuk dihet arsyeja se pse Loredana vendosi të rikthejë postimet me Mozzik, megjithatë fansat kanë vërshuar me komente në postimet e vjetra kur kërkojnë një ribashkim.

Nga ana tjetër në Instagramin e Mozzik postimet e tij janë ku ai shfaqet vetëm ose në koncerte.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X