Këngëtarja ka dhënë një lajm të trishtë për fansat e saj. Elvana ka postuar së fundmi një njoftim në InstaSory ku thuhet se për shkak të disa problemeve shëndetësore, ajo nuk mundet të performojë në koncertin që do të zhvillohej në Zvicër.
Duke mos dhënë më shumë detaje, këngëtarja i ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave të saj dhe i ka premtuar se shumë shpejt do të caktojnë një datë tjetër për të mbajtur koncertin.
“Na vjen shumë keq t’ju njoftojmë se koncerti në Avalon Luzern nuk do të zhvillohet. Shkaqe shëndetësore e bëjnë të pamundur mbrëmjen e sotme, por do të përpiqemi për të caktuar një datë të ardhshme sa më të afërt”- thuhej në postim.




