Marina Vjollca dhe Getoar Selimi festojnë përvjetorin e martesës, dhe nuk ka munguar një dedikim nga ana e moderatores.
Në një postim në Instagram, moderatorja ka bërë një dedikim sa romantik aq edhe ‘funny’.
“Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë dhe tjetri është burri 🤣 Gëzuar përvjetorin dashuria ime ❤️”- shkruan ajo kraha një fotoje me reperin.
Çifti e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre prej disa vitesh tashmë, ku dhe vitin që lamë pas çifti u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Marget.



