Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë ndër çiftet më të dashura të publikut.
Prej më shumë se 4 vitesh dyshja ndajnë momente plot emocion dhe dashuri jo vetën në jetën personale por edhe skenë.
Olsi ka rrëfyer se do të jetë protagonist filmit “Policë për kokë” përkrah Nik Xhelilajt, ku nuk ka ngurruar të ndajë emocione e para të projektit.
I ftuar në programin “Jo vetëm mode” me Orinda Hutën, ai nuk i shpëtoi dot edhe pyetjeve personale.
Pyetjes se a do të ketë ndonjë projekt të ardhshëm filmik me Eglin, ai u shpreh:
“Jo, po pse ta marr në film, o njëri o tjetri pra. S’rrinë dy alfa në një film se dy alfa në një këngë rrinë. Po pse ta shfrytëzojmë direkt që tani? Sa ulemi bashkë, vetëm për filmin nuk flasim. Seriozisht, sa herë mbaroj regjistrimin që shkoj të takohemi te shtëpia, kemi 3-4 orë gjithë skenat dhe ajo gjithmonë në fund ka një llaf të vetin, “po mos ma trego se e mora vesh.”



