Yll Limani është sot një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë, por nuk ka qenë kaq e lehtë. Edhe rruga e tij drejt suksesit dhe famës ka kaluar drejt një trajektore të vështirë.
Duket se diçka të tillë ka dashur të nënkuptojë edhe këngëtari përmes një postimi në Instagram ku shkruan: ‘Askush nuk do ta dijë kurrë dhunën që u desh për t’u bërë kaq i butë.’
Kjo aforizmë nënkupton gjithë vështirësitë dhe peripecitë e kaluara për të arritur diçka të bukur.

Ylli portretizohet në publik si djali i mirë, i cili nuk është përfolur asnjëherë për skandali dhe i këndon dashurisë. Por, kjo nuk do të thotë se ai është njeri pa vese.



