Sezoni i ri i Për’puthen dhe risitë e prezantuara në program kanë rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut.
Një nga detajet që u vu re më së shumti ishte mungesa e Bora Zemanit, e cila kishte njoftuar më herët se do largohej nga emisioni për të prezantuar ‘Dancing with the Stars’.
Edhe pse është përfolur se ka hatërmbetje mes tyre, Olsa e ka bërë shumë të qartë se dyshja nuk kanë pasur konflikte dhe ky ka qenë thjesht një vendim profesional.
Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, Olsa nuk u kursye teksa i dedikoi disa fjalë zemre Borës:
“Nuk di nga t’ia nis dhe ku të mbarojë. Ti e di sa të vlersojë në çdo aspect profesional, njerëzor, si këshilluese dhe si super mike që je.
Kam qenë me fat që të kam njohur e po me aq fat që kam punuar me ty.”- shkruan autorja e Për’puthen.

Dhe jo vetëm kaq, ajo nuk hezitoi t’a uronte publikisht Zemanin për projektin e ri që do të moderojë.
“Dhe mezi pres të të shoh të shkëlqesh në “Dancing with the Stars. Ta dish se të dua shumë”-përfundon Olsa.

Sakaq nuk ka munguar edhe reagimi publik i Bora Zemanit e cila e konsideron këtë si një ndarje të bukur.
“Ja që ka edhe “ndarje” të bukura!” Mbyllëm dy sezone të forta por që do kujtohen me nostalgji e do na marrë malli gjithmonë! Faleminderit për mbështetjen që nuk ma ke kursyer asnjëherë! Kam besim që do bësh gjëra edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd! Tani, ta lemë ndarjen profesionale dhe kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen?”– shkruan Bora.




