Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Gigi Hadid bën Leonardo DiCaprio-n të thyejë rregullin e tij- Dyshja kapen mat më të afërt se kurrë mes zërave për një lidhje

Ylli i “Titanic”, Leonardo DiCaprio i cili njihet tanimë si një njeri i cili del vetëm me vajza deri në moshën 25 vjeç, duket se më në fund do thyejë rregullin e tij pasi po njihet me një 27-vjeçare që është as më shumë e as më pak-Gigi Hadid.

‘Page Six’ ka konfirmuar nëpërmjet burimeve të shumta se DiCaprio ka thyer ‘ligjin e Leonardos’ duke u bashkuar me modelen. Ndërsa Hadid ka qenë e zënë këtë javë, duke u marrë me sfilatën e ‘Vogue World’, ajo duket se ka gjetur kohë për t’u takuar me aktorin.

Dyshja — DiGi, ndoshta? – u panë duke u shoqëruar në një festë të organizuar nga miku i DiCaprio-s Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në Soho të shtunën mbrëma.

“Leo ishte me miqtë e tij dhe Gigi ishte me miqtë e saj modele dhe të gjithë rrinin në një tavolinë”, thotë një burim duke shtuar se grupi ka parë Diplo dhe një performancë nga reperi Kodak Black. Carmelo Anthony, Duckie Thot, Venus Williams dhe Irina Shayk ishin gjithashtu në festë në Thompson Street.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X