Emisioni i shumëpërfolur Për’puthen ka nisur sezonin e tij të katërt.
Përveç surprizave në format dhe studion e re, prezantimi i njërit prej konkurrentëve ka tërhequr mjaft vëmendjen e publikut.
Arbër Avdyli është një nga djemtë që është përzgjedhur për të qënë pjesë e emisionit të dashurisë.
25-vjeçari ka hyrë në studio me këmish, por pa pantallona.
Kjo hyrje e çuditshme ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e vajzave, ku Anxhela, njëra prej konkurrenteve guxoi duke i hequr kollaren, të cilën e mori si dhuratë prej tij.



