Silva Gunbardhi është një nga këngaret e estradës sonë që numëron shumë këngë dhe hite të pëlqyera pafund nga pubiku.
Edhe pse ajo është një nga këngëtaret më të dashura, në gjithë këto vite karrierë është përballur me komente negative.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show” Silva ka zbuluar më shumë për mënyrën se si i menaxhon reagimet ndaj tyre.
Këngëtarja është shprehur se komentet negative janë pjesë e jetës dhe nuk i bëjnë fare përshtypje. Më tej ajo shton
“Unë mundohem që të kem kujdes dhe të jem e vërtetë në të njëjtën kohë. Tani përderisa ‘meme’-t ekzistojnë, janë të forta që ekzistojnë, çdo gjë e fortë ekziston. Është pjesë e realitetit. Unë kam krijuar imunitet. Bëra 20 vite në këtë punë. Nuk më bëjnë përshtypje fare.
Jeta jonë është e lidhur me këto rrjetet sociale, meme-t e të gjitha. Unë mundohem të shoh anën pozitive të gjërave. Janë publicitet. I shoh, “reklamë më bëri”, është shprehur këngëtarja.



