Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar të momentit.
Ata janë shumë aktiv në rrjetet e tyre sociale dhe postojnë vazhdimisht momente së bashku.
Sarah së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku i ka kërkuar atyre të bëjnë pyetje për ta, por këtë herë përgjigjet do t’i japë Dj Pm.
Një nga pyetjet e bëra lidhej me çfarë nuk i pëlqen Pajtimit tek partnerja e tij.
Pm është përgjigjur pyetjes së ndjekësit me humorin që e karakterizon, duke zbuluar se cila është ajo gjë që nuk i pëlqen tek Sarah.
“Tek Sarah nuk më pëlqejnë shumë gjëra, por një gjë që s’më pëlqen më së shumti është që kur duhet të bëjmë diçka dhe Sara është kundër nuk bëhet ajo gjë.
Ndërsa në rastin kur Sarah do të bëjë diçka dhe ne nuk duam ajo ja nis të bëjë si fëmijë dhe i thirrë të gjithë”, është përgjigjur me humor PM



