Moderatorja shumë dashur për publikun, Alketa Vejsiu, është gjithmonë në qendër të mediave rozë për elegancën e saj dhe stilin plot sharm.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit nga pushimet ku shihet tepër e lumtur duke shijuar një sufllaqe greke.
Edhe pse komentet ishin tepër pozitive duke e komplimentuar atë për bukurinë dhe thjeshtësinë, nuk munguan komentetet negative.
Në njërin prej tyre, një komentues i shkruan moderatores:
“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”.
Edhe pse nuk është në stilin e saj, Alketa vendosi t’i përgjigjej komentit negativ ku u shpreh:
“Unë s’jam vip. Jam një si ju. Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”.




