Beniada Nishani ishte në ‘Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’, mes personazheve më të njohur botëror, duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Harry Styles, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, e shumë figura të shquara të Hollywood.
Modelja ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde. Beniada kishte veshur një fustan të zi të gjatë, stil bust dhe me një të çarë në njërën këmbë, me sandale të zeza, mbante një varse gjithashtu të zezë. dhe me flokët i kishte stiluar me onde, teksa ka bërë një makeup natyral duke vendosur ngjyrat e tokës.
Duke folur për këtë eksperiencë ditën e sotme në “Wake Up” Beniada tha se ishte e gjitha një surprizë.
“Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia”. Unë kam qenë tek “Don’t worry darling”. Ishte surprizë, nuk e prisja. Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar.”
Mirëpo, këto ditë mori vëmendje një foto e saj ku shihej duke u puthur në buzë me një modele dhe DJ italiane. Gjë për të cilë ajo tha se ka ndodhur vitin e shkuar por u bë virale këtë vit.
“Puthja ishte diçka shumë spontane. Se po të jetë për shoë unë nuk i përballoj dot këto gjëra. Ka qenë një foto e vitit të kaluar. Por u bë virale këtë vit. Gloria është shumë e famshme në Itali.
Fotografët bërtitën: “Beniada, Gloria puthuni” dhe ne u puthëm.”-u shpreh Beniada.




