Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Adelina Tahiri jep mesazhin e fortë për vajzat e reja

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, kujdeset gjithmonë për paraqitjen e saj deri në detaj ku dhe këtë gjë mund ta shikojmë mjaft mirë në ‘feed’-in e Instagramit e saj ku fotot e artistes janë të gjitha të përkryera.

Mirëpo së fundmi Adelina ka vendosur të japë një mesazh të fortë për vajzat e reja. Këngëtarja u shfaq në InstaStory pa grim dhe u shpreh se jo të gjithë janë të përkryer pa make up dhe filtra.

Sipas Adelinës vajzat e sotme po aspirohën nga Instagrami dhe janë të obsesionuara pas perfeksionit. Ajo shtoi se rrjetet sociale nuk duhet të jenë diçka inspiruese për gjeneratat e reja pasi askush nuk poston atë cfarë është në të vërtetë dhe duan që njerëzit t’i shikojnë ashtu siç shfaqen ata.

“Përshëndetje të gjithëve, mirëmëngjesi dhe pse mua dita me ka nisur par dy orëve. Unë vendosa të dal sot pa grim, pa filter dhe vendosa të them dicka që kam gjithë këto kohë që e mendoj… Jo të gjithë jemi të përkryer pa make up dhe pa filtra por qëllimi është që ne ta duam veten ashtu sikur jemi. Unë po shikoj shumë vajza të reja të cilat janë të obsesionuara pas instagramit dhe dukjes së tyre.  

Mos harroni që instagrami nuk duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja… Ne në Instagram postojmë atë çfarë ne duam që të tjerët të shohin, nuk na bie ndërmend për telefonin në momentet kur ne jemi keq. Kështu që unë dua vetëm të motivoj vajzat e reja dhe të gjithë të tjerët dhe t’ju them se jo të gjithë jemi të përkryer por duajeni veten ashtu siç jeni… Ju dua shumë!”– u shpreh ajo.

Më pas artistja publikoi dhe një video ku shfaqej me make up dhe duke përdorur filta dhe u shpreh se kur këto të dyja janë bashkë ‘dukesh e përkryer’ por nuk duhet harruar se nuk mbaron gjithëçka aty. Këngëtarja nxit vajzat e reja që të luftojnë për gjërat e tyre të motivohen dhe të mos kenë insprimit jëtët fallco të të tjerëve.

“Dhe pastaj kur vjen në aksion make upi dhe filteri… boom e përkryer. Por mos harroni nuk mbaron gjithçka aty… Një femër e sukesshme, një femër e mirë është një femër e pavarur, kështu që lufto motivohu nga puna jote. Lufto fort dhe mos të të bëhet inspirim për ty një jetë ‘fake’ e të tjerëve por lufto për veten tënde dhe për të ardhmen tënde!”– përfundoi Tahiri.

Adelina prej vitesh tashmë nuk merret me muzikë dhe ka vendosur t’i dedikohet familjes së saj. Këngëtarja prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X