Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Xhemi Shehu rikthehet sërish si prezantuese në “Portokalli” krah Salsano Rrapit

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu do të rikthehet sërish në skenën e “Portokalli” si prezantuese, dy vite pas largimit të saj.

Ajo do të moderojë në krah të kolegut të saj prej shumë vitesh, Salsano Rrapit dhe prezantueses aktuale, Fjoralba Ponari, sipas burimeve për Kryefjala.

Pas largimit të Xhemi Shehut, spektaklin e moderoi për një sezon ish-kolegia e saj e “Portokalli”, Eneda Tarifa.

Por këngëtarja qëndroi vetëm një sezon në prezantimin e emisionit të humorit dhe u largua. Ajo u zëvendësua nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila mesa duket do vazhdojë rrugëtimin e saj në “Portokalli”.

Pas disa muajsh thashetheme, në tetor 2020 Xhemi Shehu konfirmoi largimin e bujshëm nga Portokalli.

“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkroi ajo krahas një video në Instagram ku shfaqet krah Salsano Rrapit, me të cilin ka miqësi edhe jashtë televizionit.

Ndërkohë, Xhemi Shehu pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Ajo u rikthye në Top Channel me “Qesh mirë kush qesh i fundit” pas shkëputjes gati njëvjeçare, por emisioni zgjati vetëm disa javë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X