Alvisa Qarri u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë eksperencës së saj në Për’puthen.
Pjesëmarrja në emisionin e dashurisë u shoqërua me një zhurmë të madhe për shkak të ballafaqimeve me ish-të fejuarin e saj Hysen Rama.
Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që nga përfundmi i eksperiencës së saj televizive, publiku vazhdon të jetë i interesuar mbi jetën private të ish-konkurrentes.
Së fundmi Alvisa ka postuar një video të sajën teksa ndodhet në makinë duke dëgjuar muzikë në sfond.
Ndërsa një fragment në tekstin e këngës lidhet pikërisht me vetminë, ajo ka shënuar poshtë videos një frazë që ngjalli mjaft dyshime për kujt i adresohet.
“Ta dish s po më shijon vetmia”, shkruan Alvisa duke e shoqëruar fjalinë me një emoji.



