Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Dhuna fizike dhe psikologjike në ‘reality-show’, Policia e Kosovës merr masa pas skenave shqetësuese

Revolta dhe reagimi i njerëzve në rrjetet sociale pas dhunës psikologjike dhe fizike në një program në Kosovë ka sjellë edhe ndërhyrjen e drejtësisë.

Së fundmi raportohet se Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas skenave shqetësuese në “It’s my home”. Zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se janë duke u marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.

Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohën”, njoftoi Ahmeti duke mos dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë.

Shumë njerëz në rrjetet sociale kanë reaguar të revoltuar nga pamjet e para duke shkruar në mediat sociale se ato i shkaktuan frikë edhe vetëm duke i parë nga ekrani.

Të tilla programe nuk edukojnë ose përçojnë ndonjë mesazh, por këtë herë gjërat kanë shkuar shumë larg. Në një kohë kur dhuna fizike, psikologjike e seksuale ndaj femrave në Kosovë e Shqipëri është një fenomen delikat e shqetësues.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X