Sipërmarrjsa e njohur Arba Gramo ka qënë së fundmi e ftuar në emisionin “Ditë e Re”.
Teksa në studio diskutohej mbi temën e tradhëtisë Arba ka habitur me deklaratat e saj.
Ndër të tjera sipërmarrësja ka treguar detaje nga jeta e saj personale.
“Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione. Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”
Arba Gramo, u shpreh hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dashnoresh.
“Bravo, djalë i zgjuar i djalë i mençur ai. Fatkeqësisht është kështu”, u shpreh Gramo.



