Bora Zemani dhe Donald Veshja kanë qënë prej muajsh kryefjala e mediave rozë.
Ashtu si ndarja e tyre edhe ribashkimi u komentua shumë në rrjet.
Së fundmi Bora ka postuar një video duke dëgjuar në makinë një këngë popullore kushtuar qytetit të Vlorës.
Siç dihet tashmë origjina e dyshes së njohur është nga qyteti bregdetar.
Ndërsa në video shihet Bora duke kënduar në sfond u dëgjua një fishkëllim që i tërhoqi menjëherë vëmendjen moderatores.
Edhe pse Bora qeshi dhe vazhdoi të këndojë nuk e zbuloi fytyrën e personit që e shoqëronte, ndërsa në rrjet menjëherë nisi të aludohej se ishte Donaldi.



