Bukuroshja braziliane, Andresa Ambrosio është kthyer tashmë në një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar.
Ajo u bë e njohur për publikun në emisionin “E Diella Shqiptare”.
Kohët e fundit ajo zbuloi se është në pritjen e ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali.
E ftuar në emisionin e pasdites në një intervistë për Rudinën, Andresa rrëfeu për herë të parë arsyen pse e mbaji të fshehtë shtatzëninë prej kaq muajsh.
Bukuroshja braziliane tregoi se kishte përpara një viti kishte qënë shtatzënë, por pas tre muajsh ajo e kishte humbur fëmijën e saj.
Mbështetur në një bestytëni shqiptare dhe në historinë e saj të dhimbshme Andresa kishte vendosur ta mbante të fshehtë pritjen e ëmbël.
“Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në Tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen beb.
Por në datën 29 Dhjetor doktori tha se zemra ka pushuar. Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua…. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri.
Kam qënë tre muaj dhe katër ditë”, është shprehur Andresa.



