Pamjet nga ‘reality-show’ që ka nisur në Kosovë kanë bërë xhiron e rrjetit dhe jo për arsye pozitive.
Përkundrazi në transmetim shihet se si një vajzë ofendohej dhe u godit me një shapkë kokës nga një konkurrent.
Bëhet fjalë për programin që quhet “It’s my home”, programi që tenton të imitojë spektaklet dashuisë.
Personazhet që janë pjesë e këtij show janë kryesisht njerëz që janë bërë viral në rrjete sociale nga video-skandale, gafa apo emisione të tjera.
Teksa një debat midis konkurentëve të këtij show ka përfunduar në gjuajtje me shapka dhe u be viral në rrjet, së fundmi ka reaguar edhe Komisioni i Pavaruar i Mediave në Kosovë, duke ndërprerë transmetimin televizvë të programit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ponari i “First Channel” Valon Maloku, me një postim në Facebook.




