Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Momenti entuziast kur Endri Çekiçi i dedikon golin Megi Pojanit në stadiumin turk

Prej disa kohësh, po përflitet se moderatorja Megi Pojani është në një lidhje me futbollistin Endri Çekiçi.

Ndonëse, asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar, detajet kanë thënë të kundërtën. Dyshja herë pas here janë shfaqur në ambiente të përbashkëta, si nga pushimet, ashtu dhe në restorante të ndryshme.

Së fundmi, duket se një gjest i Endrit ka vulosur romancën e dyshes. Mesfushori nga Pogradeci ka shënuar gol në kampionatin turk me fanellën e Konyaspor dhe në stadiumin e tejmbushur është drejtuar nga tifozët. Në rreshtin e parë është parë Megi, e cila e ka mbështur partnerin gjatë gjithë ndeshjes.

Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi.

Ky moment nuk i ka shpëtuar syve të shikuesve, të cilët kanë vulosur lidhjen e tyre të dashurisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X