Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Modelja e njohur rrëfen për herë të parë momentet kritike kur abortoi fëmijën

Chrissy Teigen ka folur për herë të parë për mënyrën sesi e humbi foshnjën e saj gjatë shtatzënisë dy vjet më parë, duke zbuluar se ka kryer një abort dhe jo dështim.

Modelja amerikane e tregoi vetë në vitin 2020 se humbi fëmijën në javën e 20-të, si pasojë e një ndërlikimi të shtatzënisë. Në atë kohë, ajo tha se pati një abort spontan dhe ndau foto prekëse nga shtrati në spital.

Por tani ajo thotë se i duhej të merrte vendime “të vështira dhe zemërthyese” pasi mësoi se fëmija nuk do të mbijetonte.

“Mjekët na e bënë shumë të qartë në gjysmës e rrugës së shtatzanisë se fëmija nuk do të mbijetonte dhe se as unë nuk do të mbijetoja nëse nuk kryhej një ndërhyrje mjekësore,” shpjegoi Teigen.

Ajo tha se vetëm kohët e fundit kishte arritur ta pranonte faktin që i ishte nënshtruar një procedure si “abort për të shpëtuar jetën time për një fëmijë që nuk kishte absolutisht asnjë shans të jetonte”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X