Moderatoren Fjoralba Ponari e shohim shumë aktive në rrjete sociale ditët e fundit.
Ajo nuk kursehet të ndajë detaje nga jeta e saj personale e madje disa nga planet e ardhshme profesionale.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit ajo ka zbuluar se nuk do ta shohim vetëm si prezantuese në “Portokalli” por edhe si të ftuar speciale në programin e sportit, “Top Arena”.

Përsa i përket projekteve personale ajo foli më tej rreth dëshirës për të zgjeruar familjen në të ardhmen.
“E dashuroj idenë e të pasuri një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe stabiliteti im emocional më thonë jo.”




