Ana Gjini dhe Bruno Shemsho janë një ndër ish konkurrentët më të komentuar të Për’puthen.
Edhe pse janë ndarë prej kohësh, si Bruno ashtu edhe Ana nuk i kanë kursyer thumbat në rrjet për njëri-tjetrin.
Së fundmi Ana ka konfirmuar lidhjen e re ku nuk u kursye duke ndarë detaje dhe lumturinë e saj me rrjetin.
Ndjekësit nuk janë “ngopur” me kaq por kanë kërkuar edhe se çfarë mendon Bruno për lidhjen e saj të re.
Gjatë një video live realizuar në Instagram një ndjekës e ka pyetur atë nëse do shkojë në dasmën e Anës.
“Le të martohen, të lidhen, të q*hen, ç’punë kam unë me ta”, u shpreh Bruno.



