Që pas ndarjes, tradhtive dhe problemeve me ligjin, Shakira dhe Pique kanë qenë një ngër çiftet më të komentuara në shoëbizin botëror.
Ndërsa kanë kaluar disa muaj nga ndarja e tyre, çifti janë prindër të dy fëmijëve, të cilët kanë bërë bashkë së fundmi futbollistin dhe këngëtaren.
Dyshja së fundmi mësohet se janë takuar për të diskutuar mbi kujdestarinë e Sashës dhe Milan, por gjërat kanë shkuar keq.
I frustruar me kushtet e Shakirës, Pique është larguar nga tavolina e bisedimeve duke e lënë këtë çështje të hapur. Mbrojtësi i Barcelonës kishte shkuar me ide të qarta në këtë takim për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë situatë, por këngëtarja i ka prishur planet, shkruajnë mediat e huaja.
Shakira vazhdon të jetë e bindur që do të zhvendoset me fëmijët në Miami. Ndërsa Pique me gjithë fuqinë e tij kërkon t’i mbajë në Spanjë. Dyshja për asnjë arsye nuk duan ta çojnë çështjen në gjykatë, ndonëse nuk po arrijnë një konsensus.
Kujtojmë që Shakira dhe Pique të cilët kanë dy fëmijë së bashku u takuan për herë të parë në 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Waka Waka”, e lansuar për Kupën e Botës në futboll atë vit.



