Wednesday, October 23, 2024
spot_img

E cilësoi si një ‘artiste të mirë’, Semi Jaupaj i kundërpërgjigjet Ron Zaitit: Ti kurrë nuk…

- Advertisement -..


Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë për një romancë mes tyre, por asnjëherë nuk kanë reaguar në lidhje me zërat që kanë qarkulluar.

Së fundmi këngëtari Ron Zaiti ka zhvilluar një ‘ask me a qustion’ në Instagram, ku është pyetur edhe në lidhje me Semi Jaupajn.

Një ndjekësi e pyeti në lidhje me këngëtaren nëse do të kenë së shpejti ndonjë bashkëpunim tjetër.

“Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”– e pyeti ndjekësi. Ndërsa Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilësoi si “artiste të mirë.”

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë.”- shkroi Roni.

Mirëpo mesa duket përgjigjen e këngëtarit, Semi nuk e ka pritur aspak mirë ndërsa pak më parë ka postuar një foto në Instagram ku krahas ka vendosur mbishkrimin: “Ti kurrë nuk em ke pas”.

Por kjo mund të duket dhe si një kundërpërgjigje ndaj të gjitha zërave që thanë se dyshja ishin në një romancë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X