Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Robert Berisha dhe modelja e njohur i japin fund lidhjes, ja cilat janë shkaqet që sollën ndarjen e çiftit

- Advertisement -..

Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund romancës së tyre. Dyshimet e para nisën kur u vu re se këngëtari i kishte fshirë të gjitha postimet me modelen.

Ai ka lënë vetëm fotot ku shfaqet vetëm ose me vajzën e tij Renee, apo postimet e koncerteve dhe emisionit. Kurse Laureta nga ana tjetër është zhdukur nga rrjetet sociale, duke mbyllu adresën e saj të Instagram.

Tashmë burimet për “Prive.al” kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar gjithashtu arsyen e vërtetë që e çoi lidhjen drejt përfundimit

Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut”- janë shprehur burimet pranë çiftit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X