Dea Mishel Hoxha dhe Megi Pojani e nisën bashkë rrugën në ekran si 2 prej aktoreve të “Love Likes Tirana”dhe “Hostel by Anabel”. Gjatë këtyre viteve shpesh ato janë krahasuar nga njerëzit dhe mediat duke u vendosur përballë njëra-tjetrës.
Dea Mishel së fundmi gjatë një interviste u pyet që të tregojë tre gjërat që urren tek mikesha e saj. “Megi nuk e ka mendjen ku i flet. Rri në telefon dhe nuk dëgjon vërtet, duhet t’i flas katër herë që të kthejë kokën. Vonohet shumë. Kur bëjmë plane është njeriu i fundit që lajmërohet. Jo i fundit, sepse nuk duam, por sepse mezi hap telefonin. Pastaj është e para që vjen e na merr të gjithave”, është shprehur Dea, e cila prej vitesh gëzon një miqësi të ngushtë me Megi Pojanin.
Kohë më parë kur u pyet se pse Megi është më e ndjekur dhe bën më shumë zhurmë në rrjetet sociale, Dea tha se kjo vjen pasi Megi është showgirl dhe ekspresive kurse ajo e tërhequr. “Unë Megin e kam përgëzuar gjithmonë se ajo është showgirl, është shumë ekspresive. Unë jam pak më e tërhequr, por nuk kemi qenë në xhelozi apo konkurs me njëra-tjetrën. E kam shumë shoqe dhe e lumtur për suksesin e saj. “-tha ajo.



