Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura të publikut.
Pavarsisht kësaj edhe ajo si çdo figurë tjetër publike përballet me kritika dhe komente jo të këndshme.
Edhe pse prej kohësh këngëtarja është gjykuar nga komentuesit për peshën e saj, pas pjesëmarrjes në Eurovision këto kritika u bënë edhe më shumë të dukshme.
Së fundmi këngëtarja u ka mbyllur gojën pa folur komentuesve negativ me një video të postuar në Tik Tok.



