Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Manushi ‘i nxjerr të palarat’ Beniadës, zbulon se me kë është e lidhur modelja

Beniada Nishani është një nga personazhet më të komentuar.

Që pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother Vip ajo rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Edhe pse shumë aktive në rrjete sociale dhe në daljet në televizion, modelja e ruan me fanatizëm jetën e saj private.

Mirëpo së fundmi ka qënë pikërisht Edi Manushi ai, i cili ka bërë një deklaratë lidhur me jetën personale të Beniadës.

Gjatë emisionit “E Diell”, Manushi ka zbuluar se modelja ka qënë e lidhur me një avokat në itali, por nuk dinte si kishte vazhduar jo romancë.

“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, është shprehur Manushi.

Beniada nuk e pranoi këtë deklaratë, duke iu kundërpërgjigjur e buzëqeshur:

“Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”,

Megjithatë Manushi nuk e ka lënë me aq, duke ‘e kërcënuar’ modelen se do t’ia nxjerrë të gjitha të palarat në emision.

“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, është shprehur ai me shaka.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X