Noizy dhe Ylli Limani prej kohësh tashmë gëzojnë një miqësi të ngushtë.
Dyshja e njohur kalojnë kohë së bashku, madje dhe nuk kursehen edhe me batuta ndaj njëri-tjetrit.
Ylli Limani duket se ka nisur të marrë leksione të gjera nga reperi edhe për sa i përket veshjes, i cili nuk kurseu disa shaka për këngëtarin.
Ylli ka postuar disa foto nga aeroporti i veshur sportiv, ndërsa nuk ka vonuar reagimi i Noizyt.
“Edhe fotot edhe ja ka nis me u veshë me tuta. Inspirim për rininë. Edhe pak e fus në OTR”, shkruan reperi.
N ë një tjetër postim, Noizy – Yllin e ka konsideruar si versionin “Ali Express” të tij, term ky i përdorur për kopjet kineze të platformës së shitjeve online.





