Thursday, January 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Cila është arsyeja prishjes së miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit? Moderatori i njohur zbulon të vërtetën

Prishja e miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit ka shkaktuar goxha reagime në publik dhe të gjithë duan të dijnë arsyen e vërtetë përse dy ish- mikeshat e ngushta nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Einxhel dhe Beniada kishin një marrëdhënie shumë të fortë brenda shtëpisë së famshme por që pas mbarimit të spektaklit ato nuk u panë më bashkë.

Në programin e “E Diell” gjatë një loje që organizohet me të ftuarin në studio, moderatori Ervin Kurti, i cili gjendej përballë Dea Mishel, ju drejtua pyetja se çfarë ka ndodhur realisht mes dy ish-banoreve. Ervini është parë të ketë një raport të mirë me të dyja vajzat dhe zgjodhi të mos përgjigjej duke u shprehur se nuk e ka ai të drejtën të flas.

“Kjo është një telenovelë e nisur në “BBVIP” dhe që protagonistet kryesore e dijnë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë nuk ka ndodhur, çfarë është bërë miediatike dhe çfarë jo. Kështu që unë nuk jam i autorizuar të them asgjë nuk di asgjë më është fshirë memoria e kam ‘tabularasa’ “- u përgjigj moderatori.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë mes dyshes por rikujtojmë që javë më parë Einxhel ironizoi Beniadën teksa tha se ajo nuk i ka as numrin e telefonit. Ajo po ashtu e ka hequr edhe nga Instagrami.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X