Një video e nisur për humor i kushtoi shumë Dea Mishel disa javë më parë. Në postimin e saj blogerja bëri një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”
Kritikat kanë qenë të shumta dhe nuk mungoi as gjuha e ashpër dhe ofenduese ndaj Deas. Së fundmi blogerja ka kërkuar publikisht falje gjatë lojës “Dielli apo Hëna” në “E Diell” teksa iu është kërkuar të premtojë se nuk do të bëjë më kurrë shaka me tema të cilat janë delikate duke iu referuar kështu ‘humorit’ të papërshtatshëm që bëri Dea për fëmijët jetimë.
“Me vjen shumë keq në qoftë se diçka që kam thënë ka lënduar persona të një kategorie shumë të ndjeshme për të cilët unë vet jam kujdesur ti ndihmoj sa herë të mundem dhe kam një plan të bëjë diçka edhe më të bukur, uroj që të realizohet.
E kam gojën pak të keqe ndonjëherë por zemrën e kam të mirë, ju kërkoj ndjesë, ju dua shumë të gjithëve dhe uroj ti japim sa më shumë dashuri njëri- tjetrit sepse këtë kam mësuar këto ditë”– u shpreh ajo.



