Çifti Bruno-Ana, prej kohësh po përfliten në rrjet për ndarjen e tyre.
Nëpër intervistat e dhëna kohët e fundit Ana ka lënë të kuptohet se ndarja erdhi nga veprime të patolerueshme që kishte bërë Bruno ndaj saj.
Mirëpo ish-konkurrenti vendosi të tregojë shkakun e vërtet që solli ndarjen e tyre.
Sipas tij Sebepi i sherrit nisi me disa probleme që Ana kishte pasur me mikun e tij. Bruno ka shkuar të flasë me të dhe më pas kanë nisur githë problemet me partneren.
“Nuk kam bërë asgjë të pahijshme, as dhune e as tradhti. Pas konflikteve të shumta në rrjete sociale, një ditë ka pasur probleme me mikun tim. Edhe pastaj kam shkuar unë të flas me të dhe kam dhënë numrin e Anës dhe më pas kanë nisur probleme të tjera. Vazhduam sërish bashk, por patëm ftohje mes njëri-tjetrit. Sebepi i sherrit ka qenë vetëm kjo”, tha Bruno.
Ai tregoi se blloku ka ndodhur në momentin që Ana ka dhënë një intervistë, ku në një moment nuk është përgjigjur saktë pyetjes dhe vendosi që të bënte post me përgjigjen e duhur.
“Vazhduam dhe kemi pasur debate të vazhdueshme edhe gjatë post Për’puthen. Kemi pasur probleme edhe pas komunikimit me njërën nga ish-konkurrentet, Alvisën.
Blloku ka ndodhur në momentin që ajo ka dhënë një intervistë dhe unë për shaka thash që limoni ka më shumë sheqer se luleshtrydhja. Ne patëm dy javë pa patur kontakt derisa unë kam parë intervistat e saj”, u shpreh ish-konkurenti.
“Dolëm të përputhur dhe kemi pasur pëlqim për njeri-tjetrin. Gjërat nisën të bëheshin shumë toksike me kalimin e kohëve. Familja ime si ka pëlqyer daljet e saj sidomos në intervistës së fundit. Prindi im më shkruan dhe më tha çfarë i ke bërë vajzës ore”, shtoi më tej ai.
Bruno tregoi se pas deklaratës ka folur me Florjanën, e cila sipas tij janë sqaruar, por tashmë rrugët e tyre janë të ndara.Në fund të intervistës ai e uroi ish-konkurrenten për martesën, njëkohësisht tregoi se aktualisht po flet me dikë.
“I uroj të vazhdojë jetën e saj dhe jetë të lumtur në martesën e ardhshme. Unë eci me hapa të sigurtë edhe pa u njohur mirë. Po më pëlqen dikush, po komunikojmë”, tha ish-konkurrenti.



