Gazetarja sportive Cindy Marina, prej kohësh ka konfirmuar romancën e saj me djalin e politikanes së njohur, Jozefina Topalli.
Cindy së fundmi është bashkuar emisionit të kërcimit “Dance with me” si konkurrente.
Pas përfundmit të performancës së saj, ajo mes shumë komplimenteve pati një ‘ngacmim’ nga aktori i humorit, Ermal Mamaqi për lidhjen e saj me Genar Topallin.
“Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj. Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”, u shpreh Ermali duke qeshur.
“Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me varëse dhe vathë, unazë nuk kam”, u shpreh Cindy pa dhënë më tepër detaje mbi romancën e saj.



