Aktori Gentian Zenelaj prej vitesh tashmë prej vitesh është pjesë e ekranit shqiptar.
Atë e kemi parë në rolin e aktorit të humorit, më pas në atë të moderatorit, ku si rrjedhojë ka punuar me shumë emra të tjerë të njohur të televizionit dhe spektaklit.
I ftuar së fundmi në “Wake Up” ai ka olur më shumë rreth karrierës së tij.
“Ke dhënë shumë shfaqje në skenë por ke punuar edhe me shumë të tjerë në televizion, me kë ke më shumë kimi?”
Aktori u shpreh se është një person që përpiqet të jetë pozitiv dhe të kalojë mirë me të gjithë, por si emër ai veçoi Saimir Kodrës.

Gentiani dhe Saimiri kanë punuar së bashku prej disa vitesh në emisionin “Stop”.



