Monika Lubonja i është rikthyer edhe një herë rrugëtimit së saj në “Big Brother VIP” duke sjell në vëmendje kritikat që mori për pjesëmarrjen e saj.
Për këtë ka bërë një krahasim me “Grande Fratello” në Itali duke ndarë një video të dy personazheve të moshës së saj në spektakël.
Bashkangjitur me videon në Instagram aktorja shkruan:
“Për fat të keq mbyllja paragjykimet, bullizmi, mos të flasë kur gratë sulmojnë gratë, me sharje e ofendime këtu vjen fundi i qytetërimit tek NE. Dhe kemi kthimi mbrapa në vite. Fatkeqësisht. E vështirë që dhe spektaklet tona të kenë lirshmërinë dhe origjinalitetin e vet.”–shkruan ajo, duke shkruar më pas për formatin e organizuar në Itali:
“Çlirimi mendor, emancipimi, liria, origjinaliteti e bëjnë e bëjnë një spektakël të ketë një nivel të lartë.”




