Aktorja e njohur, Arbnora Ademaj, e cila prej kohësh po korr mjaft suksese në kinematografinë turke, ka nisur së fundmi eksperienën e saj të re në emisionin e kërcimit “Dance with me”.
Që në puntatën e parë aktorja ka dhënë disa lajme surprizë për publikn shqiptar.
Pas përfundmit të performancës së saj, e emocionuar aktorja është shprehur se ka anulluar dy projekte për të qënë pjesë e emisionit të kërcimit.
Ajo gjithashtu ndau me publikun se shumë shpejt do të jetë pjesë e Netflix dhe madje do të flasë shqip.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli, kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu.
Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix, do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj”, është shprehur aktorja.



