Raporti mes ish-konkurrentit të Për’puthen Atdhe Xharavina dhe aktores Arjola Demiri është përfolur shumë në rrjet pasi ka qenë plot ulje-ngritje.
Dyshja janë komentuar shpesh për një krisje mes tyre edhe pse nuk kishin konfirmuar ende asgjë deri më sot.
Teksa deri më tani raporti mes tyre ishte i paqartë, veprimi i fundit i Atdheut i ka “vendosur pikat mbi i”.
Ish-banorja e “Big Brother Vip” feston sot ditëlindjen dhe mes shumë urimeve nuk ka munguar një urim publik as nga ana e Atdheut.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka ndarë në Instastory një foto të aktores, krahas së cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Diva”, duke lënë të qartë se raportete me tyre janë pozitive.




