Kjo duket se do të jetë një periudhë e vështirë për Adam Levine, pasi këngëtari i grupit ‘Maroon 5’ u akuzua nga disa vajza se ai ka flirtuar me to duke i dërguar mesazhe ngacmuese në rrjetet sociale.
Në mes të skandalit, Levine është fotografuar së fundmi ku dukej shumë i lumtur përkrah gruas së tij, modeles Behati Prinsloo teksa merrnin fëmijët e tyre nga shkolla në Montecito, Kaliforni.
‘DailyMail.com’ publikoi fotot në të cilat çifti duket se janë mirë, të pashqetësuar për situaten që po ndodh edhe pse vetë këngëtari e pranoi se kishte kaluar kufirin përgjatë mesazheve me influenceren Sumner Stroh.
Këngëtari i Maroon 5, Adam Levine, tha në një postim në rrjetet sociale se ai kishte shkelur kufirin dhe kishte bërë një sjellje të papërshtatshme me një vajzë që nuk ishte gruaja e tij dhe tha se po merrte hapat e nevojshëm për të korrigjuar gabimet e tij, por mohoi të kishte pasur një lidhje me të.



