Në studion e Përputhen kanë nisur tensionet e para.
Lorida gjatë një takimi në studio me Remilin e kritikoi atë për injorim të vëmendjes së saj. Mes të tjerash ajo ndihej xheloze për fakin se ai i kishte kushtuar më tepër vëmendje Edës.
Gjatë debatit të tyre u përmend shumë emri i Edës, e cila papritur nxorri sheshit njohjen jashtë emisionit të Remilit dhe Loridës.
Konkurrentët pranuan se janë takuar para 10 vitesh, por ka qenë vetëm një takim i shkurtër në një sfiladë.
“Kam qenë me Edën te roja poshtë, kur pashë Remilin dhe i thash që më duket i njohur. Kaq ishte”, është shprehur Lorida.



