Megjithëse ka reaguar publikisht duke thënë se nuk është në pritje të ëmbël, Sarah Berisha ka rikonfirmuar edhe një herë se nuk është shtazënë.
Blogerja u pyet teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u përmend edhe Einxhel, e cila e mbajti të fshehtë shtatzëninë.
“Na e hodhi Einxheli që erdhi e maskuar “jo s’jam, jo s’jam” por ta ta “jam”– tha Fatma, ndërsa Sarah mohoi që është shtatzë dhe shtoi gjithashtu se këto komente iu bëhen grave sapo fillojnë të shëndoshen.
“Jo në fakt në mars ka dalë lajmi që isha shtatzënë për shkak të një veshje që kisha veshur. Deri tani do isha në përfundim… Nuk është e vërtetë në fakt, edhe tani nuk jam shtatzënë. Nuk e di pse ne këtu në Shqipëri sa të të shohin që je shëndoshur pak, dirket… Është pak ofenduese, një femër mund të shëndoshet, mund të dobësohet”- tha ajo.



