Sunday, November 10, 2024
spot_img

Horoskopi ditor: 23 shtator 2022

- Advertisement -..

Dashi

Në disa momente do ndiheni të pafuqishëm për të ecur para dhe mundet të dorëzoheni. Optimizmi i mëparshëm thuajse do mungojë. Nëse jeni në një lidhje mos u tregoni të paduruar dhe mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri. Po qëndruat me këmbë në tokë do kaloni një dite më të mirë. Ju beqarët do merrni deklarata fantastike dhe nuk do i rezistoni dot tundimit për të filluar një lidhje. Në planin profesional nuk do arrini dot rezultatet që vetë keni ëndërruar dhe kjo do ju shtojë pesimizmin. Në planin financiar do përballeni me goxha probleme dhe vetëm specialistet mund t’iu ndihmojnë të gjeni zgjidhje.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do keni imagjinatë të zhvilluar. Nga ana tjetër do keni edhe fat me shumicë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë të mrekullueshme. Do e keni të lehte të flisni për çdo gjë me partnerin dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Nëse jeni beqarë do keni akoma me shumë mundësi për takime dhe me siguri që do e gjeni personin e përshtatshëm. Në punë do përkushtoheni plotësisht vetëm për të arritur më të mirën. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen dalëngadalë. Do jeni shumë më të logjikshëm me shpenzimet.

Binjakët

Dita e sotme do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni e si do veproni. Nëse keni një lidhje dhe shihni dikë tjetër me adhurim do fillojnë debatet e zjarrta me partnerin dhe mund të arrihet edhe ne ndarje. Nëse i përkushtoheni atij do ndiheni vërtet mirë. Nëse jeni beqarë di gjendeni përballë dy personash shumë joshës dhe nuk do dinë të kë zgjedhin. Në punë do ju kërkohet gjatë gjithë kohës ndihmë sepse ju vlerësojnë më të mirin e grupit. Mos hezitoni të jepni një dorë sepse mirësia do ju kthehet mbrapsht. Gjendja e financave do jete aq e mirë saqë do ju duket sikur keni fituar ndonjë lotari.

Gaforrja

Pas një periudhe jo shumë të begatë, sot problemet do mbarojnë dhe do e shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Nëse keni një lidhje do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe nuk do ndieni për asnjë moment mërzitje. Nëse jeni beqarë Venusi do krijojë kushtet e përshtatshme për një takim mbresëlënës, i cili do ndryshojë gjithë të ardhmen. në punë ambicia do rizgjohet dhe do e keni më të lehtë nga më parë për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë me një menaxhim të mirë do ju dalin paratë për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.

Luani

Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni besim tek partneri dhe do ndiheni gati të pranoni propozimin që ju ka bërë. Për ju do fillojë një etapë e re shumë më e bukur nga më parë. Ju beqarëve do ju bëhen oferta mjaft interesante që jo vetëm do ua shtojnë rrahjet e zemrës, por do ju ndryshojnë edhe rrjedhën e jetës. Në punë do ecni me planifikim dhe do dini përherë kur të veproni për të arritur më të mirën. Përfundimisht edhe financat do jenë shumë herë më të mirë nga më parë.

Virgjëresha

Venusi do ju bëjë të ndryshoni disa mendime të prapambetura që keni pasur dhe do jeni më gati për të sqaruar disa dyshime. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë e këndshme edhe pse emocionet nuk do jenë aq të fuqishme sa keni dashur. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë do provokoheni nga disa persona dhe duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me përgjigjet që do jepni. Në punë do i keni idetë e turbullta në disa momente, po me ndihmën e kolegëve çdo gjë do sqarohet. Pas drekës mund të hidhni hapat e duhura. Në planin financiar përfitimet do jenë aq të mëdha saqë mund të arrini të hiqni edhe disa para mënjanë për të siguruar të ardhmen.

Peshorja

Hëna do ju nxitë të veproni gjatë kësaj dite dhe do i përshpejtoni disi gjërat. Në disa momente mund të ketë edhe trazira. Nëse jeni në një lidhje mos e kundërshtoni për çdo gjë atë që keni në krah sepse mund t’iu dalin probleme të mëdha më pas. Mundohuni që për çdo gjë të jeni sa më të logjikshëm. Ju beqarët nuk do jeni shumë durim dhe mund të hidhni hapa për të cilat do pendoheni brenda pak orësh. Në punë do mundoheni gjithë kohës të arrini qëllimet edhe duke përdorur mënyrë aspak të këndshme çka mund t’iu bëjë të dukeni keq para shefave. Financat nuk do jenë të mira kështu që duhet të jeni të kujdesshëm kur të shpenzoni.

Akrepi

Hëna dhe Jupiteri do kujdesen që t’ua bëjnë jetën edhe më të bukur gjatë kësaj dite. Logjika dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta. Nëse jeni në një lidhje do keni një ditë shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Mund të kaloni edhe disa çaste romantike në mbrëmje. Nëse jeni beqarë do keni plot takime dhe disa persona do ju duken shumë interesantë prandaj nuk duhen lënë t’iu ikin nga duart. Në punë rrjedha do ju çojë në drejtimin e duhur dhe do hidhni më shumë hapa para në karriere. Financat do konsolidohen tej mase dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni.

Shigjetari

Hëna do ju bëjë shumë dyshues gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni asnjë moment të qetë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mbushur me të papritura. Mundohuni të mos thoni gjëra të pamenduara sepse pasojat do jenë të renda. Nëse jeni beqarë nuk duhet te krijoni iluzione të kota sepse personat që do takoni sot nuk do jenë ata që keni shpresuar. Në punë do ju duket në disa momente sikur keni gjetur zgjidhje për problemet dhe rrugën e duhur nga e cila duhet të kaloni, por asgjë nuk do jetë aq e lehtë sa duket. Me shpenzimet duhet të tregoheni te kujdesshëm dhe të duruar. Po gabuat keni për t’u përballur me tronditje të forta.

Bricjapi

Dielli dhe Hëna do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot dhe do sjellin probleme. Shpesh do e keni të vështirë të menaxhoni situatat stresuese. Për ju të dashuruarit kjo ka për të qenë një ditë e mbushur me vështirësi. Herë pas here mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah. Nëse jeni ende beqarë do jeni me shumë fat në dashuri dhe do realizoni takimin tuaj të ëndrrave. Për ju çdo gjë ka për të qenë me ndryshe tani e tutje. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, por me pak iniciativë dhe krijimtari mund t’ia dilni. Të paktën tentoni. Mërkuri do ju sjellë fat në planin financiar dhe buxheti ka për të qenë shumë i mirë.

Ujori

Neptuni dhe Hëna do ju shtojnë imagjinatën gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje kjo gjë do e përmirësoje goxha marrëdhënien. Do provoni gjëra të reja dhe kur t’iu propozojë diçka partneri do pranoni ta ndiqni pa u menduar gjatë. Ju beqarët do hyni në një etapë shumë të bukur e cila do ua drithërojë zemrën dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim. Nëse jeni në një punë të re apo sapo keni nisur një projekt të ri, do ja merrni dorën dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në fushën e financave apo menaxhimit do keni edhe më shumë sukses. Ne planin financiar do jeni ambiciozë dhe nuk do kënaqeni me aq para sa do keni nëpër duar.

Peshqit

Dita e sotme do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të njëpasnjëshme Shpesh do ndiheni keq dhe do doni të shkëputeni nga gjithçka. Nëse jeni në një lidhje do keni vështirësi të shumta dhe do keni nevojë të qëndroni herë pas here vetë. Ai që keni në krah do jetë me nerva dhe nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim. Ju beqarët mos u dekurajoni edhe sikur të merrni refuzime sepse të paktët tentuat dhe nuk qëndruat në vend. Në punë sado që të mundoheni të arrini atje ku doni nuk do ja dilni dot sepse do keni kundër kolegët dhe disa shefa. Financat nuk do jenë të mira e për më tepër do ju kërkohet të shlyeni borxhet. Situata do jetë shumë e ndërlikuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X