Friday, January 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Boll më, Einxhel Shkira ka dy fjalë për kritikat negative

Einxhel Shkira është një nga personazhet më të komentuara dhe të përfolura në rrjet.

Moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali.

Ajo gjatë kësaj kohe ka rrëmbyer mjaft vëmendjen e publikut.

Përveç këshillave dhe komplimenteve drejt moderatores kanë vërshuar gjithashtu edhe një lum komentesh negative, për të cilat Einxhel shpesh herë ka reaguar.

Së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video duke shprehur shqetësimin e saj për mesazhet dhe komentet negative.

Fillimisht ajo ka falenderuar të gjithë përkrahësit e saj për komentet dhe mesazhet mbështetëse. Ndërsa është ndalur më tepër tek komentet negative. Moderatorja është shprehur se komentet e tilla nuk ndikojnë aspak në jetën dhe mirëqenien e saj.

“Arsyja e kësaj videos është sepse ka lexuar një pjesë të mesazheve tua që më keni dërguar në inbox. Që me të drejtë merakoseni se mos unë jam shqetësuar nga mesazhet negative ose komentet që cilat i kam postuar në Instagram. Ju falenderoj nga zemra për çdo këshillë e shqetësim tuajin.

Sidomos në këtë fazë të jetës sime ku aureola e lumturisë sime, është e papërshkrueshme, kundra plumbave. Madje doja tu thoja dhe atyre që bëjnë komentet negative mos u lodhni se nuk është se do të arrini ndonjë gjë juve me ato komente, sepse nuk më plas.

Me sa më keni parë nuk hyj të kategoria e njerëzve që preken nga komentet që e tha njëra që është futur në ndonjë shpellë. Unë hyj tek ato njerëz që jam shumë e bindur për gjëra që bëj, që e dua veten time, që kam besim tek bindjet e mia. Dhe absolutisht kur them apo bëj diçka e kam menduar shumë më mirë se sa mendoni ju se e kam menduar. Kështu kursejani vetes. Arsyeja që i bëj postimet është jo për vetën time por për situatën aktuale online dhe për persona jopublik. Mendoj që ajo që duhet bërë nuk është të më thuash mua varja mos u merr me ato njerëz, e di se nuk ja vlen. Unë nuk po merrem me ato njerëz po merrem me fenomenin.

 Në vend që të më thuhet mua duhet drejtuar nga ata njerëz. Ata po bëjnë gjënë e gabuar, unë po bëj të duhurën jam e bindur për këtë. Nuk mendoj që kjo që po bëjmë ne do të ndryshojë botëkuptimin e njerëzve, por ekspozimi i tyre publikisht do të bëjnë që herën tjetër kur të shajnë do të mendohen dy herë. Duke qenë se nuk ka institucione për ta bërë këtë, është detyra jonë qytetare t’i dënojmë njerëzit në formën tonë. Eshtë dëm psikologjik, jo në rastin tim se as që më plas, por ka persona që e përjetojnë në forma dramatike”, është shprehur mes të tjerash Einxhel.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X