Në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Instagram, Amarda Toska ka folur dhe për ngjarjen më të fundit në të cilën u përfshi bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Amin nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?”
Kjo pyetje duket se i referohet komentit që bëri në “Dance With Me” ndaj Arta Nitaj duke sjellë në vëmendje “Dubai Porta Potty”. Para pak muajsh, modelja u vu në qendër të vëmendjes kur u përfol për një skandal me protagonist Youtuber-in britanik, Teddy Grey e që kishte në qendër udhëtimet e saj në Dubai.
Megjithëse, modelja mohoi me heshtjen e saj përfshirjen në këtë histori, komenti që bëri Ermali, i cili është anëtar jurie në “Dance With Me”, i ka lënë Artës shije të keqe, edhe pse këtë nuk e ka shfaqur në ekran. Në skenë u duk sikur e kaloi me buzëqeshje po ajo ka shpërthyer në të qara në prapaskenë.




