Mozzik ka publikuar këngën e radhës për vajzën e tij Hana. Më shumë se një projekt muzikor, ajo është një histori prekëse e një babai që vajzën e tij e ka larg.
Mes rreshtash Mozzik tregon historinë e tij të ndarjes me Loredanën, që solli largimin e tij nga vajza dhe që Hana jeton me nënën e saj. Mozzik nuk ka hezituar t’a thumbojë ish-partneren duke e cilësuar si fajtore për ndarjen e tyre.
“Hanë, e di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë, ka për të qenë më mirë unë asgjë mos me thënë se po të tregova është tepër e rëndë.” thotë Mozzik në një fragment të këngës së tij.
Ndërsa përgjigjia e Loredanës ka ardhur po me këngë. Në një reagim në Instastory ajo shkruan se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. “Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata.Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”




