Khloé Kardashian ka publikuar pamjen e parë të foshnjës së dytë gjatë premierës së sezonit të dytë të The Kardashians, i cili u transmetua të enjten, më 22 shtator.
“Që nga dhjetori, ka qenë një re e errët që më rëndonte. Çdo ditë, jam ndjerë e dëshpëruar dhe e trishtuar, dhe tani që djali im është këtu, mund të vazhdoj përpara dhe të kënaqem, “tha Khloé pas ardhjes së djalit të saj të ëmbël. “Është pothuajse sikur ta mbyll atë kapitull dhe ta mbaroj këtë traumë dhe ta lë pas vetes.”
Themeluesja e Good American zbuloi gjithashtu ditëlindjen e tij më 28 korrik.
Ende nuk është i ditur emri i djalit të saj, pasi Khloe ka preferuar ta shijojë këtë periudhë në privatësi.




