Rudina Debacaj është një nga figurat më të dashura të humorit në vendin tonë. Së fundmi Rudina ka qenë e ftuar me motrën e saj Jereda në emisionin e Rudina Magjistarit.
Rudina dhe Jereda kanë treguar për marrëdhënien e veçantë mes motrash.
Rudina tregon se për çdo gjë, që nga muzika veshja dhe vendimet e rëndësishme që ajo ka marrë në jetë, sytë i ka pasur te motra e saj e madhe Reda.
Reda e ka ndihmuar gjatë situatës së komplikuar gjatë lidhjes me Marku.
‘Të them të drejtën. Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë për shkak se e kishin të vështirë te pranonin lidhjen me Markun.



