Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Love Story” Marinela Hysa, ka qënë e ftuar së fundmi për një intervistë në emisionin “Kafe shqeto”.
Videot e Marinelës u bënë shumë shpejt virale, madje u kthyen edhe në meme.
Marinela gjatë intervistës zbuloi se kishte përjetuar një periudhë tepër të vështirë.
Mes të tjerash ajo kërkoi falje publikisht pas gjithë sharjeve dhe ofendimeve që u kishte drejtuar disa personazheve të njohura.
“Nuk kam qënë mirë. Kam kaluar një periudhë të vështirë. Vështirësi emocionale. U mbingarkova shumë dhe ajo fama sikur nuk më bëri mirë.
Unë dogja veten. Unë jam kartë e djegur. Nuk e di ça do të bëhet me jetën time. Nuk e di ça i bëra vetes. Unë u ngjita në majë dhe rash po vet” është shprehur mes të tjerash Marinela.



